
Trasnferimi i Kristjan Asllanit te Interi në merkaton e verës u prit më shumë interes në Itali teksa shihej si një nga talentët më premtues të Serie A. Djaloshi shqiptar shkëlqeu me Empolin në pozitën para mbrojtjes me qetësinë, saktësinë në pasime dhe vizionin e lojës. Këto atribute bënë që gjiganti zikaltër të derdhte plot 14 milionë euro për shërbimet e tij.
Mirëpo, teks pritej t’i jepej shanse për të zhvilluar talentin e tij, Kristjan Asllani është “mbyllur” në stol duke marrë minuta vetëm në ndeshje të “përfunduara”.
Sot Interi humbi përballë Bolognas në transfertë dhe mesfushori shqiptar “shijoi” një tjetër ndeshje nga stoli. Por e veçanta është që trajneri Inzaghi nuk llogarit fare në shërbimet e tij madje sot zgjodhi të hedhë në fushë një mesfushor 17-vjeçar nga akademia, Valentin Carboni, i cili zëvëndësoi Brozovic në minutën e 83-të.