Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Situata me dëmtimet, një titullar bën me “krahë” Julian Ahmatajn

Shkruar nga NEWSPORT
Situata me dëmtimet, një titullar bën me “krahë”

Tirana po kalon një moment të “errët” në kampionat, teksa prej 3 javësh nuk e njeh shijen e fitores. Rezultate këto që kanë detyruar bardheblutë të humbasin terren në klasifikim, pasi aktualisht mbajnë vendin e 4-të me 14 pikë pas 10 javësh.

Por jo vetëm kaq, pasi prej javësh kryeqytetasit janë në emergjencë për shkak të dëmtimeve. Disa lojtarë titullarë vazhdojnë rikuperimin e tyre, ndërsa shërbimet e tyre nuk llogariten nga stafi teknik në ndeshje të rëndësishme të skuadrës.

Megjithatë duket se ka dhe lajme të mira për bardheblutë. Filip Najdovski i cili mori një dëmtim ndaj Egnatias dhe për disa ditë ka çaluar është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës. Padiksutim diçka e tillë bën me “krahë” Julian Ahmatajn, i cili mund ta përdorë në sfidën e ardhshme me Teutën në kampionat.

Gjithsesi gjendja e tij mbetet për t’u parë dhe do të jetë stafi mjekësor i kryeqytetasve që do të thotë fjalën e fundit për mbrojtësin. Gjithashtu kujtojmë se vazhdojnë rikuperimin Gentian Selmani, dhe Mustafa Abdullahu, ndërsa Latifi e Lulaj nuk ia dalin as këtë javë të jenë të gatshëm për Tiranën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga