Në statusin e postuar në Facebook nga ish-deputeti i PS-së, Eltar Deda nuk kanë munguar as komentet e personazheve të njohur të futbollit vlonjat, si Sokol Kushta, por edhe ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, të cilët kanë komentuar situatën e kuqezinjve pas heqjes së 6 pikëve nga Disiplina.
Sipas ish-futbollistit të Flamurtarit, Sokol Kushta, kjo situatë e rënduar ka qenë edhe më herët, ndërsa i drejtohet ish-deputetit të PS-së në Vlorë duke i kujtuar se: "Kjo situatë ka disa vjet. Duhet të reagoje më parë. Tani është vonë".
Ndërkohë që ish-presidenti i Flamurtarit, njëkohësisht ish-kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, të gjithë fajin ia atribuon administratorit aktual të klubit bregdetar, Sinan Idrizit, madje shprehet se nuk e sheh aspak Sinan Idrizin si një aktor për zgjidhjen e ngërçit dhe për shpëtimin e Flamurtarit.
[caption id="attachment_53557" align="alignnone" width="546"] Statusi i ish-deputetit te PS-se, Eltar Deda ne Facebook[/caption]
Ish-futbollisti i Flamurtarit, Sokol Kushta i pergjigjet ish-deputetit ne statusin e ketij te fundit
[caption id="attachment_53568" align="alignnone" width="555"] Komenti i ish-presidentit te Flamurtarit, Shpetim Gjika [/caption]