Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Sirena” europiane për lojtarin bardheblu, Idi BATHA tremb Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
“Sirena” europiane për lojtarin bardheblu, Idi BATHA tremb

Idi Batha padyshim ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Tiranës në këtë sezon futbollistik. Transferimi i tij nga Flamurtari te bardheblutë rezultoi i suksesshëm. Brenda një kohe të shkurtër arriti të bënte gjëra të mrekullueshme duke u shndërruar në liderin e mesfushës së Tiranës. Sezoni dalëngadalë është drejt fundit dhe kësisoj drejtuesit duhet të përgatiten për t’i ofruar rinovimin.

Mirëpo s’duket të jetë e lehtë. Forma e mrekullueshme e lojtarit ka nxitur interesin e disa klubeve në Europë që kërkojnë shërbimet e tij. Dëshira e 27-vjeçarit është të provojë një aventurë jashtë vendit. E në të tilla kushte drejtuesit vështirë se mund ta pengojnë, veçanërisht një nga futbollistët që ka dhënë më shumë se 100 përqindëshin e tij në fushën e blertë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga