Shqipëria pritet të ndryshojë shumë me ardhjen e trajnerit të ri në krye të pankinës kuqezi. Trajneri Brazilian, Sylvinho është një fans i skemës 4-2-3-1 por dhe i asaj 4-3-3. Karakteristika të lojës së tij janë sulmet e shumta nga krahët dhe kërkon shumë nga ofensiva.
Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim, Shqipëria e Sylvinhos do të jetë një ekip që do të sjellë shumë gola, pasi kualitet në ekipin tonë Kombëtar nuk mungojnë.
Trajneri Brazilian, ka një mesatare prej 1.18 pikësh për ndeshje, kur ishte pjesë e Lyon. Ndërkohë që me Corinthians kishte një mesatare prej 1.44 pikësh.
Sylvio Mendes Campos Junior, i njohur për publikun si Sylvinho, ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin Pablo Zabaleta dhe brazilianin Dorival Guidoni.
Zabaleta është një emër tepër i njohur në botën e futbollit pasi më herët ka qenë pjesë e Manchester City dhe ka zhvilluar 58 ndeshje me ekipin kombëtar të Argjentinës. Ndërkohë që eksperienca si ndihmës trajner do të nisë nga Kombëtarja shqiptare.
Ndihmësi tjetër Dorival, është një emër jo shumë i njohur por mbi supe mban një karrierë të gjatë ku ka qenë pjesë e disa ekipeve të njohura si Middlesbrough, Celta Vigo dhe Sampdoria. Së fundmi kanë qenë ndihmës i Sylvinhos te klubi i Corinthians.
[caption id="attachment_674272" align="alignnone" width="300"] Zabaleta[/caption]
[caption id="attachment_674271" align="alignnone" width="100%" alt="Si ndryshon Shqipëria me ardhjen e 48 vjeçarit, zbuloni skemat dhe" style="display:block"] Dorival[/caption]