Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Si dasmë pa dasmorë", Alban Xhaferi: Vllaznia s'ka frikë asnjë kundërshtar, objektivi ynë kampionati

Shkruar nga NEWSPORT
"Si dasmë pa dasmorë", Alban Xhaferi: Vllaznia s'ka

Sponsori I Vllaznisë, Alban Xhaferi kërkon rikthimin e tifozëve në stadium, edhe pse futbolli ende nuk ka nisur. Në një intervistë për Report Tv, ai tregon se me fillimin e futbollit duhet të mendohet që sipas protokolleve të sigurisë të kthenen sportdashësit, ndërsa Vllaznia do të jetë pretendente për të gjithë trofetë duke mos pasur frikë asnjë kundërshtar.

"Shpresojmë që shumë shpejt të kthehen tifozët sepse futbolli pa ata është një si një dasmë pa dasmorë. Duhen të kthehen edhe në kushtet që ka ministria e shëndetësisë sepse shëndeti është i pari, por stadiumet tona duke pasur parasysh kapacitet i ofrojnë mundësitë për rikthimin e tyre. Përfitoj nga rasti për të bërë thirrje që në momentin që të fillojë kampionati tifozët të jenë në stadium.

Skuadra është formatuar dhe është bërë e një niveli shumë të lartë. Unë e kam përsëritur edhe më parë që nuk kemi frikë asnjë skuadër pavarësisht se çdo rival është për t'u vlerësuar maksimalisht sepse kampionati është i fortë. Ne nuk mund të përjashtojmë asnjë prej objektivave qoftë kampionati, kupa, apo pjesëmarrja në Europë", tha Xhaferi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga