Arbër Abilaliaj ka folur në konferencën përpara ndeshjes që Partizani do të zhvillojë me Kukësin, nesër në orën 13:30 në transfertë, e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Pas pyetjeve për sfidën e rradhës, Abilaliaj flet edhe për çështjen Shehi i cili doli përfundimisht i lirë. Në fjalët e tij, trajneri Abilaliaj merr sërish rolin e drejtorit dhe sinjalizon një lëvizje të mundshme në stolin e kuq.
Gjendja para Kukësit.
Çdo gjë është ok. Futbollistet gëzojnë shëndet të plotë dhe gjendja është optimale.
Momenti për të lënë pas barazimet?
U përpoqëm dhe javën që kaloi të lëmë pas barazimet. Me rikthimet të rëndësishme në mbrojtje na ka dhënë stabilitetin e humbur. Jam i kënaqur deri diku si u zhvillua ndeshja me volumin e lojës, por po të shfrytëzonim rastet duhet ta kishim fituar ndeshjen. Në çdo ndeshje futemi për ta fituar.
5 barazime dhe cila ju ka mbetur peng.
Ndeshja e kaluar sepse ishte e dominuar, s'kishte histori. Me 3 raste në 1 na shënoi gol. Kurse Partizani me 12-13 raste arriti vetëm 1 gol. Duhet ta kishim fituar ndeshjen, por jo të gjitha shkojnë. Nëse do them peng, ai është më i madhi. Kjo me Skënderbeun ishte super e dominuar.
Pësoni të parët.
Përveç ndeshjes me Skënderbeun dhe Egnatian që kemi pas kontigjent të plotë, të tjerat jemi munduar të sajohemi përsa i përket anës difensive. Reparti i mbrojtjes i cunguar dhe kjo na ka sjellur destabilitet që e kemi shfaqur dhe në fushën e lojës. Pjesa më e madhe jo s'e kemi marr gol, po këto 3-4 ndeshje jemi detyruar të kthejmë rezultatin.
Ndeshja me Kukësit pësuat 3 gola, e vetmja me më shumë se 1 gol.
Ajo ndeshje na prish statistikën, por ishte e çuditshme dhe për zhvillimin e saj. Patjetër qe ka ndikuar dhe zhbllokimi 2-0 që në fillim. Shtuar dhe oshilacionet që kishim me trajnerin Zoran. Dhe golat që janë pësuar kanë qenë jo përqëndrimi. Dhe 2 golat e fundit në mos gaboj një ka qenë ofside dhe një prekje me dorë nuk di si ta shpjegoj(qesh).
Ndërrimet, e keni gjetur stabilitetin?
Harkun kohor të katër ndeshjeve diferenca e vetme në aspektin difensiv. Nuk është pak sepse nuk të lë te zgjidhësh situatat dhe të ndërtosh me kualitet nga poshtë. Nuk e kemi pasur. Jo më kot e përmenda me Skënderbeun që ka qenë i rëndësishëm rikthimi i Sotës, futbollist me eksperiencë. Lider në atë repart. Kur ke një është diçka. Jam i kënaqur që kemi rikthim të rëndësishëm, duke pasur parasysh dhe Atanaskoskin dhe Hadrojin që janë kthyer.
Vështirësia në ndërtimin e formacionit duke pasur alternativa.
Kjo është vështirësi e bukur sepse ke mundësi të shfrytëzosh elementë të ndryshëm. E kam thënë që pjesa më e madhe ka qenë ndeshja e 22 me Skënderbeun dhe i bie 2/3 e kampionatit. Të jep mundësinë të bësh rotacion sepse po luajnë çdo 4 ditë dhe nuk është aspak e lehtë, sidomos në këtë periudhë me terrene të rënduara dhe fusha të vështira. Kjo është dhimbje koke e mirë. Të gjithë futbollistët janë në funksion të vendimeve që mund të bëjë stafi teknik. E rëndësishme marrja e rezultateve.
Çfarë pret nga Kukësi.
Pres të jetë ndeshje e vështirë dhe e luftuar. Kukësi me ekipin që ka është shprehur mirë me skuadrat më të forta në letër. Motivimi më i madh në krahasim me ekipet e tjera. Ekip i ri e kuptoj, duan të evidentohen. Ku ka rast më të mirë se të përballen me ekipin kampion dhe të japin 200% jo 100%. Fakti që mund të luhet në kushte jo të mira për të shfrytëzuar potencialin e futbollistëve që kemi është patjetër një minus për ekip që i duhet shpejtësi dhe fushë e mirë. Sido të jetë i kemi të gjitha variacionet për t'u shprehur dhe për të luajtur në çdo fushë.
Dje trajner i lirë Orges Shehi. Qëndron si alternativë.
Shyqyr që doli i lirë. I uroj suksese. Kam përshtypjen që do ketë interesim në treg duke pasur parasysh që vjet ka dalë trajneri më i mirë në ligën shqiptare. Ne zakonisht i gjëmojmë trajnerët më të mirë, por për momentin jemi fokusuar te 3 ndeshjet e fundit që kanë mbetur dhe pastaj të shikojmë.
Sa i gjëmoni?
Mund të gjëmojmë dhe Dajën, meqë humbi. Mund të jetë alternativë.
Deklarata juaj e përdor me shumë mundësi te News24, që ke pasur kontakt me Shehin. Është provë?
Mund të jetë provë, nuk jam në dineni. Njerëz jemi mund dhe të pyesim si janë me shëndet, shok dhe miq. Aq telefonata sa bëjmë në ditë nuk di ta them. Po nëse është përdor, është punë e atyre që e kanë përdorur dhe si e kanë përdor. Pak më intereson, ju thatë që çdo gjë është mbyllur. Dhe po është përdor ka qenë ndonjë dalldisje e vogël.