Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shumë emra të përfolur për Kombëtaren, Skënder GEGA “sms” kuqezinjve

Shkruar nga NEWSPORT

Edy Reja mund ta ketë ndeshjen e fundit nesër në krye të Kombëtares në miqësoren me Armeninë. Shumë emra janë përfolur për drejtimin e kuqezinjve, megjithatë ende s’ka asgjë zyrtare. Presidenti Armand Duka nuk e ka mohuar në asnjë moment që mund të ketë edhe trajner shqiptar. E ndërsa pankina e Kombëtares “zien”, është Skënder Gega që del në skenë.

Tekniku i njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale duke rikthyer në vëmendje edhe një herë miqësoren mes Shqipërisë dhe Italisë (1-3). Edhe pse Kombëtarja jonë u mposht, të luash përballë 4 herë kampionëve të Botës, padyshim është luks i madh. Por, ndoshta një trajner tjetër do të mund të kishte bërë më mirë.

Duket si një mesazh nga Gega, i cili aktualisht ndodhet pa ekip. Eksperienca e madhe në krye të skuadrave të njohura, ku vlen të veçohet titulli i rikthyer pas 26 vitesh me Partizanin, e bëjnë atë kandidat, pse jo për të marrë drejtimin e kuqezinjve. Megjithatë pritet në vazhdim të shihet se çdo të ndodhë.

[caption id="attachment_667850" align="alignnone" width="1024"] Postimi i Skënder Gegës[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga