Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

''Shumë e vështirë të gjesh sponsor 50/50'', Libohova këshillon qeverinë: Bëni llogari financiare, pastaj...

Shkruar nga NEWSPORT
''Shumë e vështirë të gjesh sponsor

Një nga çështjet më të nxehta në Shqipëri është rifillimi i futbollit. Gjatë gjithë kësaj kohe është vënë re mungesa e Presidentit të Ligës Profesioniste Edvin Libohova. Ai jep një intervistë për Rubrika Sportive te TVSH, ku përveç arsyes së mos-prezencës në këto kohë, ai sqaron shumë rreth asaj çfarë mund të  ndodhë në trekëndëshin qeveri-FSHF-Ligë Profesionsite.

''Falenderimet të gjithëve. Kam munguar për shkak të një operacioni.  Më vjen keq që nuk kam qënë fizikisht, por kam komunikuar me të gjithë, si me Federatën dhe me Ligën Profesioniste. Këto kërkesa kanë shumë kohë. Erdhi tërmeti dhe pandemia, gjëra që askush nuk i priste.  Problemi i diskutimit të problemeve ligjore ka qënë i gjatë. Kemi  bërë me dhjetëra takime. 

Në një periudhë kaq të shkurtër, ata që nuk i kanë deklaruar do thonë pse t'i deklarojmë tani.  

Vetë shteti do ketë përfitime. Përfitimet do shoqërohen me më shumë pagesa. Në këtë sistem duhet parë fatura sa kushton.  Kjo lloj kerkese është e formalizimit. Do ketë disa që nuk do e bëjnë se nuk janë  të interesuar.  Nuk ka kosto financiare, ku është bërë për dy vjet, le të bëhet për pesë vjet.

I vetmi problem është që ky kalim, largimi i bashkive nga klubet do krijojë vështirësi dhe handicap. Kjo është jo vetëm për futbollin, por edhe për sportin në përgjithësi. Ne kemi kërkuar ligjin e sponsorizimeve. Është bërë ndryshim në ligjin e tatimeve, që prek ligjin e sponsorizimeve

Tryezat për këtë punë janë.  Për katër pikat e shtruara, janë të realizueshme. Qeveria të bëjë kalkulime financiare.

Pika e parë- Është shumë e vështirë të gjejmë sponsor që hyjnë 50-50. Nëse shteti do financoj, le ta financoj. Fakti që kjo formulë do përkthehet, do shkojë në dhejtëra miliona euro. Është e negociueshme. Fatura e shtetit nuk do lëvizë.  Të ulet pragu i sponsorizimeve. Këto biseda i kam bërë shumë muaj përpara. Jam gati të ulem në tryezë. Duhet marrë autorizimin e Ligës, pasi kanë vendosur që duan takimin vetëm me kryeminsitrin. '' - Pohon Libohova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga