Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shulku palë me Skënderbeun, akuzon UEFA-n

Shkruar nga NEWSPORT
Shulku palë me Skënderbeun, akuzon UEFA-n

Ili Shulku, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit ka folur për sanksionin e Skënderbeut nga UEFA, ku u pezullua për një vit jashtë kupave të Europës, për Panorama Sport. Sipas Shulkut ai ishte një dënim absurd me disa argumente të marra nga facebook-u. Gjithashtu sekretari i FSHF-së foli dhe për çështjen e titullit, nëse do t'i lihet Skënderbeut apo do t'i jepet Partizanit.

Dënimi i Skënderbeut-" Faktet e para janë marrë në facebook. Nuk kam qenë dhe nuk jam i bindur që është një dënim i drejtë. Ky është mendimi im personal. Në momentin që kam lexuar që UEFA po heton Skënderbeun kam thënë: "Pse ende UEFA paska të tilla komisione që bazohen në legjenda që dikush tha kështu apo ashtu?!". Më është dukur diçka realisht absurde për të filluar gjykimin për një çështje të tillë".

Çështja titull- "Ditën që ka ardhur vendimi i Kas për pezullimin e Skënderbeut nga kompeticionet europiane, i kemi kërkuar UEFA-s që të na sjellë dosjen dhe vendimin e arsyetuarpër pikat ku ato kanë arritur në konkluzion. Dhe në momentin që ai vendim do të na vijë, ne do ta çojmë në Komisionin e Etikës, për ta gjykuar".

"Po përsëris të njëjtën gjë. Pasi të vijë dosja, ne do t'ia çojmë Komisionit të Etikës. Janë ata njerëz dhe juristë të atij komisioni që do të arsyetojnë nëse do të marrin ose jo vendim për ta mbajtur ose jo titullin Skënderbeu".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga