Shtyrja e kampionatit për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë ka prishur dhe axhendën zyrtare të përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Java e 14-të do të zhvillohej të premten dhe të shtunën, por tashmë gjithçka është "rrëzuar" dhe FSHF-së i duhet të hartojë një plan "B".
Javën e ardhshme ishte planifikuar të luhej në mesjavë e 15-të, por gjasat janë që të ketë një zhvendosje. Të mërkurë dhe të enjte, do të zhvillohet java e 14-të, ndërsa të dielë dhe të hënë e 15-ta. Duhet theksuar se ende s'ka asgjë zyrtare ndërsa në vazhdim pritet një njoftim nga Federata Shqiptare e Futbollit për të mësuar se si do të jetë axhenda e kampionatit shqiptar.
Poll