Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shtyrja e kampionatit, buzëqesh Ilir DAJA (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Shtyrja e kampionatit, buzëqesh Ilir DAJA (ARSYEJA)


Ishte parashikuar që Kategoria Superiore të fillonte në 12 shtator, por një gjë e tillë s'ka ndodhur. Klubet kanë bojkotuar aktivitetin sportiv për shkak të kërkesave të qeverisë për Ligjin e Sponsorizimeve. Duket se kjo situatë i shkon për shtat skuadrës së Partizanit që kishte dy lojtarë të dëmtuar.

Bëhet fjalë për Egzon Belicën dhe Jasir Asanin, dy futbollistë që priten të jenë titullarë me kryeqytetasit. Qendërmbrojtësi ka kaluar dëmtimin, ndërsa Asani tashmë është rikuperuar nga problemi me kaviljen. Ata kanë zbritur në fushë duke u vënë në urdhrat e trajnerit Ilir Daja që tanimë ka një organikë më të plotësuar.

Kujtojmë që 16 herë kampionëve të vendit u është bllokuar merkato nga FIFA dhe ende vijon "beteja" ligjore në CAS teksa pritet që drita jeshile të ndizet për periudhën e janarit. Kësisoj, trajneri Daja është i detyruar të punojë me organikën aktuale që ka në dispozicion.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga