Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shtyrja e derbit, Partizani humbet ‘euforinë’ por fiton… milionat

Shkruar nga NEWSPORT
Shtyrja e derbit, Partizani humbet ‘euforinë’ por fiton…

Java e 6-të e Superiores kishte rezervuar ndeshjen që pritej që në momentin kur hidhet shorti. Derbi i zjarrtë mes Tiranës e Partizanit pritej të zhvillohej këtë të martë, por ndeshjet e Kombëtares, dëshira e dy klubeve dhe ajo e tifozëve për ta luajtur në ‘Air Albania’ bëri që dy palët së bashku me FSHF të bien dakord për shtyrjen e derbit më 19 tetor.

Nëse për Tiranën thamë se del e përfituar nga ky vendim, te Partizani ka avantazhe dhe disavantazhe. Të kuqtë, ashtu si bardheblutë presin rikthimin në formën e duhur fizike të bomberit Christan Mba, mbrojtësit Andi Hadroj, si dhe gardianit Pano Qirko, tre titullar të rëndësishëm të formacionit titullar.

Ajo ç’ka Partizani humbet nga shtyrja është momenti i skuadrave. Demat gëzojnë një formë shumë të mirë dhe një atmosferë tejet pozitive pas fitores me Dinamon, ndryshe nga rivalët bardheblu që vijnë nga humbja me Erzenin.

Megjithatë, një faktor tejet i rëndësishëm për klubet shqiptar janë edhe financat. Përfitimi më i madh i Partizanit janë të ardhurat që do të fitojë nga ky derbi. Shitja e biletave ku si gjithmonë pritet të ketë mbi 15 mijë tifozë dhe sponsorat në stadium do të mbushin sërish arkën e klubit pas bonuseve europiane.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga