
Partizani U-21 do të luante kundër Korabit U-21, ndeshje e vlefshme për Kategorinë Superiore. Por, kjo sfidë është shtyrë me konsensusin e dy klubeve. Burime të besueshme pranë klubit të Partizanit bëjnë me dije për Newsport.al që kanë qenë drejtuesit dibranë që kanë kërkuar mirëkuptim pasi disa futbollistë janë pjesë e ekipit të parë.
Duke qenë se sot Korabi luan një “finale” me Flamurtarin, ata duhet të ishin në top formë. Dhe kësisoj ka ardhur “OK”-ja nga kryeqyteti. Por, të njëjtat burime tregojnë se një arsye e fortë që të kuqtë kanë pranuar është pikërisht sulmuesi Albers Keko.
Korabi dhe drejtuesit e Partizanit kanë arritur akordin që në sezonin e ri, 21-vjeԷari të veshë fanelën e kryeqytetasve. Një marrëveshje në parim që pritet të finalizohet vetëm në merkaton e verës. Aktualisht Keko është aktivizuar në 14 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 9 gola. Shifra të kënaqshme këto, ku pretendohet të bëhet bingo sikurse me Xhulio Skukën. /Newsport.al/