I kanë mjaftuar vetëm 6 muaj për të ndezur sinjalet e merkatos.
Dimitris Koconis është një prej shumë futbollistëve zbulim te Luftëtari i sezonit që sapo u mbyll. Mbrojtësi grek u vesh bluzi vetëm në janar, por i mjaftoi për të qënë në qendër të vëmendjes së 4 skuadrave.
Emrat nuk bëhen ende të ditur, por sipas gjasave, në garë për shërbimet e tij janë edhe kampionët e vendit, Partizani. Largimi i Atanda ka krijuar një boshllëk të madh te të kuqtë, që e shikojnë Koconis si pasuesin ideal të nigerianit.
Atanda luajti për 4 sezone me Partizanin, duke u kthyer në një futbollist kyç tek të kuqtë. Gjithsesi, mbetet të shihet se si do të përfundojë e ardhmja e Koconis, por gjasat janë që të qëndrojë në Superiore.
