Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shtohen forcat e Vllaznisë në mesfushë, lideri i shkodranëve gati për Dinamon

Shkruar nga NEWSPORT
Shtohen forcat e Vllaznisë në mesfushë, lideri i shkodranëve

Vllaznia nuk po kalon një moment të mirë në kampionët, me shkodranët që në 5 ndeshjet e fundit kanë siguruar vetëm 5 pikë. Kuqebkutë kanë vuajtur edhe mungesën e lojtarëve të rëndësishëm në ekip.

Njëri prej tyre është Esat Mala. Mesfushori prej disa javësh vazhdon rikuperimin e tij dhe tashmë duket se ka kaluar dëmtimin. Lideri i mesfushës është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës dhe ka nisur stërvitjen.

“Dritë në fund të tunelit” për Vllazninë e Qatip Osmanit, me këtë të fundit që mund të nisë të llogarisë shërbimet e Malës për sfidën e ardhshme. Takimi i radhës është ndaj Dinamos në “Loro Boriçi”, sfidë që do të startojë në orën 17:00 ditën e dielë.

Në këto kushte Osmani do të ketë një armë plus për duelin ndaj “Bluve”, teksa do të tentojë të rikthehet te fitorja në kampionët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga