Në sfidën debutuese të Shqipërisë në Europian tifozët shqiptarë dhuruan spektakël, pasi kishin fuqinë e pozitës në stadium. Ata ishin në numër të konsiderushëm, ndërsa e mbështetën Kombëtaren deri në minutën e fundit pa u ndalur asnjë sekondë edhe pse pësoi gol në minutën e pestë.

Por, sot në mbrëmje në stadiumin “Vellodrome” të Marsejës, i cili ka 70.000 ndenjëse, numri i kuqezinjve tyre do të jetë në minorancë në krahasim me vendësit. Francezët do të kenë pjesën dërrmuese të stadiumit, ndërsa shqiptarët mendohet të kenë afro 25-35% të “Vellodrome”.