
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka deklaroi në emisionin "Provokacija" në "ABC News" se Fiorin Durmishaj nuk mori vendim të mirë për të përfaqësuar kombëtaren e Greqisë, pavarësisht origjinës së tij shqiptare dhe ofertave për të veshur fanelën e Shqipërisë nga trajneri Panucci. Ai theksoi se 22-vjeçari që luan me Panioniosin do të kishte më tepër perspektivë për karrierën nëse do të luante për Shqipërinë.
Ai ironizoi Federatën Greke të Futbollit për krijimin e kombëtares helene me lojtarë të kombësive të ndryshme njësoj se Zvicra, pavarësisht frymës së madhe nacionaliste që ekziston ën shtetin fqinj.
Ndeshja më e bukur e Shqipërisë? Në futboll mbahen mend rezultatet, por unë zgjedh ndeshjen e kthimit në Izrael ku humbëm 0-2. E dominuam lojën për 90 minuta, prodhuam shumë raste, por ata shënuan dy gola. Gjithësesi, ndodh kështu.
Lojtari më i mirë i Shqipërisë në EURO 2016? Kolektivi, grupi. Nuk ka pasur ndonjë emër për t'u veçuar.Ka ekipe që njihen falë një lojtari. Si Juventusi me Ronaldon. Kemi disa lojtarë që luajnë mirë dhe japin maksimumin. Jemi skuadër e vogël dhe e kemi të vështirë të ruajmë të njëjtën formë në vazhdimësi. Po të bënim këtë nuk do të ishim më ekip i vogël, por ekip i madh. Vitin e shkuar, patëm një llojë rënieje për disa arsye: nga dëmtimet etj. E kemi kaluar këtë periduhë. Të presim të dielën, që të mos na dëmtohet ndonjë lojtar tjetër. U dëmtua futbollisti i Brescias Emanuel Ndoji dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi i dëmtuar. Më vjen keq që nuk do të jenë me ne.
Zgjedhja e Durmishajt që të luajë për Greqinë? Jemi marrë me të. Edhe me lojtarin e Willem II Mario Vrushaj dhe nga Berati që ka zgjedhur Greqinë kemi kontaktuar. Ai e refuzoi kërkesën tonë. Durmishaj ka qernë pjesë e Shpresave tona. Ai mori një ftesë nga Panucci. Qëndrimin e ka bërë publik.
Gjykimi për vendimin e Fiorin Durmishajt? Zgjedhja është e tij. Do t'ia thojaedhe po të ishta fëmija im. Nuk ka bërë zgjedhjen e duhur, Nuk mendoj se do të ketë shumë persepektiva për karrierën. Uroj qëe me kalimin e kohës të thotë se gabova. Ai largohet më pas nga Greqia, zgjedh një ekip të huaj, shkon në Holandë, cclidhje ka me Greqinë?!
Futbollistët tanë luajnë në shtetet të tjera dhe janë qytetarë të këtyre vendeve. Ne jemi shumë më pak nacionalistë se fqinjët tanë. Eksperienca na ka treguar se shqiptarë që nuk kanë zgjedhur ne për të na përfaqësuar, gabuan . Ishte supertalenti Sotir Nini, që me 17-vjeçarët e çoi Greqinë në finale dhe s'luajti kurrë me kombëtare A. Është edje Gjergj (Panajot) Kone,që luajti për të rinjtë e Italisë, zgjodhi Greqinë dhe nuk u bë titullar me ta. Tek ne do të kishte më shumë persepektivë.
Greqia po shkon drejt Zvicrës. Po i përzien me kombësi të tjera. Edhe po të kemi minoritar, ua hapim dyert në kombëtare.
Strakosha? Nuk ka emër më të gjatë në kombëtare se ata", u shpreh Duka.