
Shqipëria ka shkruar faqen më të lavdishme të saj në futboll, duke marrë pjesë për herë të parë në një Europian. Po çfarë do të ndodhë tani? Trajneri De Biazi nuk ka rinovuar zyrtarisht, ndërkohë që frika më e madhe është se disa futbollistë nga Kosova mund të kalojnë në përfaqësuesen e kësaj të fundit. Edhe pse aktualisht kjo pistë hidhet poshtë nga vetë kandidatët, shanset e kalimit te Kosova janë reale. Madje bëhet fjalë për titullarë shumë të rëndësishëm, të cilët vetëm rinovimi i De Biazit do t’i mbante “peng”. “Sport Ekpsres” shkruan se deri në këtë monment nuk ka një marrëveshje mes dy federatave se si do të veprohet tani e tutje. Kjo do të thotë se zgjedhja do të jetë individuale për çdo lojtar. Por jo edhe aq individuale, sepse ndikim te lojtarët kosovarë do të ketë familja. Të gjithë e dimë se ata janë rritur në familje patriakale dhe janë shumë të ndikuar prej tyre. Mjafton të përmedim rastin e vëllezërve Xhaka. Modeli më i mirë është ai i Lorik Canës, që u vesh kuqezi, ndërkohë që mund të luante për Francën apo edhe për Zvicrën. Tani le të presim dhe të shohim.