
Shqipëria U-19-Islanda U-19 2-4
Shqipëria U-19 I mbyll elemintarotet e Europianit në mënyrë më të keqe të mundshme. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede pas dy humbjeve nga Greqia dhe Belgjika është mundur sërish sot edhe nga Islanda me përmbysje.
Pjesa e parë u mbyll me fitoren 2-0 të Shqipërisë me golat e sulmuesit të Bayern Munchen, Marvin Cuni dhe mbrojtësi Ndrenca. Në pjesën e dytë kuqezinjtë e vegjël pësojnë 4 gola, ndërsa sulmuesi Broja ndëshkohet me karton të kuq. Në këto 3 ndeshje kualifikuese Shqipëria U-19 nuk arriti të merrte asnjë pikë.
Shqipëria U-19 ka pësuar edhe goli e 4-të në minutën e 78-të. Gunnarsson shënon golin e radhës për Islandën.
Pjesa e dytë e ndeshjes ka filluar keq për Shqipërinë pasi ka pësuar gol nga në minutën 51-të nga Barkarson, ndërsa Broja ka lënë me 10 lojtarë skuadrën e tij duke marrë dy kartona të verdhë për 1 minutë. Island aka shënuar më pas dy gola të tjerë duke përmbysur gjithçka në pjesën e dytë me Thorcaldsson dhe Gudjonsen.
Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Islandës. Në minutën e 23-të ka qenë sulmusi I Bayern Munchen që ka shënuar golin e avantazhit për skuadrën shqiptare ndërsa në të 30-të ka qenë mbrojtësi Ndrecka që ka shënuar edhe golin e dytë për Shqipërinë.
Shqipëria: Dabjani, Dobra, Hoxha, Pici, Shiba, Sadikaj, Shima, Ndreçka, Çuni, Beqja, Broja
Islanda: Andreson, Gislason, Stefanson, Torvaldson, Barkarson, Valgeirson, Baldurson, Kjartanson, Ingason, Gudjohnsen, Johaneson.