
Ish-trajneri i Kombëtres kuqezi, Gianni De Biasi ka folur nga Italia në lidhje me situatën që po kalon Europa këto kohë. Në lidhje Skype me Vizioni i Pasdites të moderatores Evi Reçi, De Biasi ka rrëfyer situatën e vështirë që po përballet Italia dhe ditët në karantinim.
Trajneri i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që mos e neglizhojnë situatën, duke mbështetur fjalët e Kryeministrit Rama që Shqipëria mos e pësojë në fund si Kombëtarja.
Si është situata në Trevisso?
Unë nuk jam personi i duhur për të dhënë një përgjigje të tillë. Gjëja e vetme që duhet të bëjmë është të qëndrojmë në shtëpi, bashkëshortja dhe unë dolëm për të bërë pazarin të mërkurën. Nuk dua të lexoj gazetën dhe lajme sepse dua të jem më i qetë nga situata
Cilat janë masat që janë marrë aty?
Jemi në karantinë, të gjithë janë në shtëpi dhe në këtë zonë po respektojmë udhëzimet. Këtu në Treviso ka të infektuar por jemi mirë. Në Bergamo situata është keq.
E takoni vajzën?
Vajza është mjeke në Padova. Për momentin është në shtëpi sepse sektori që mbulon nuk kanevojë.
Janë anulluar shumë ndeshje, si e shihni të ardhmen?
Në këtë moment sporti për mua vlen zero. Më parë vjen shëndeti i njerëzve dhe popujve, si në Itali dhe në Shqipëri. Ky është prioritet tanimë.
Deklarat e kryeministrit Edi Rama për golat në fund si Kombëtarja?
Unë uroj që Shqipëria mos pësojë gol në minutën e fundit si Kombëtarja. Eshtë shumë e rëndësishme që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Në Itali u neglizhua dhe ja ku jemi, shpresoj që mos ndodhë e njëjta situatë në Shqipëri. Numri i vdekjeve në Itali duhet të jetë një numër refleksioni për të gjithë.
Keni bashkëbiseduar me miqtë në Shqipëri?
Po, sigurisht. Sot (dje) kam folur me Armand Dukën dhe ai është i shqetësuar për situatën, pasi edhe fëmijët i ka në Londër, ndaj kjo situatë duhet të mbarojë sa më shpejt.
Gjëja e parë që do bëni kur të mbarojë karantina?
Ka shumë barsaleta për këtë gjë. Të gjithë duan që të dalin të jetojnë të lirë dhe të kenë një eksperiencë për këtë gjë negative. Dua të fesoj me familjen, miqtë dhe të afërmit. Qarkullimi nuk është i lehtë. Dua të takoj time më, sepse tanimë nuk lejohet të largohesh shumë nga banesa. Duhet të jemi një skuadër e bashkuar, jo vetëm në Tiranë por edhe qytetet e tjera.