Shqipëria vazhdon ecurinë negative në basketboll, teksa ka pësuar humbjen e radhës në “EuroBasket” përballë Sllovakisë.
Kombëtarja jonë u mund me rezultatin e thellë 86 me 63 në një ndeshje pa shumë histori. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për raundin e 3-të të Kualifikimeve.
Më i miri i ndeshjes ishte lojtari i Sllovakisë, Vladimir Brodziansky, me 19 pikë, 6 rebound dhe 3 asistime.
Teksa më i miri për Kombëtaren tonë ishte Elvis Dusha me 19 pikë, 4 rebound dhe 1 asistim.
Poll