
Megjithëse Christian Panucci ka thënë se Jordania është një ekip i fortë dhe do na konkurojë fort në miqësoren e programuar, shifrat nuk tregojnë të njëtën gjë. Jordania gjendet në vendin e 110 të renditjes së FIFA-s dhe nuk është një ekip aq frikësues sa Izraeli apo Skocia që kemi në grup.
Duke iu referuar shifrave të "transfermarkt", vlera e lojtarëve të grumbulluar nga Panucci është 68,25 milionë euro, duke filluar nga Hysaj që kryeson me 25 milionë euro, për të arritur deri te Egli Kaja që kushton vetëm 75 mijë euro. Kombëtarja jordaneze në tërësi kushton 4.85 milionë euro. Pra, shihet që Kombëtarja shqiptare është 13 herë më e shtrenjtë se ajo jordaneze përsa i përket vlerës së lojtarëve. Një detaji interesant që del nga llogaritjet është se Hysaj është afërsishet 4 herë më i shtrenjtë se gjithë Kombëtarja jordaneze.
Shifrat vërtet janë më të mëdha por, futbolli luhet në fushën e lojës dhe jo në letra.