Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shqipëria frikëson “gjelat” francezë

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria frikëson “gjelat” francezë

Blaise Matuidi dhe Moussa Sissoko ndezin sfidën Francë-Shqipëri që do të zhvillohet këtë të Mërkurë në Velodrome të Marseille-s. Dy mesfushorët e përfaqësues franceze u shfaqën në konferencën e rradhës për shtyp nga qëndra stërvitore e Bluve, që e cilësuan sfidën e rradhës të grupit A ndaj Shqipërisë si vendimtare, por mbi të gjitha shumë delikate për Francën. Lojtari i  Paris Saint Germain, Matuidi ,kujtoi edhe dy sfidat miqësore që francezët kanë zhvilluar ndaj kombëtares kuqezi, ku shtoi se Shqipëria është një skuadër që duhet marrë në konisderatë.

“Ne jemi Franca dhe gjithmonë luftojmë për vendin e parë në grup. Por është gjithashtu e vërtetë që duhet ti marrim ndeshjet një nga e një dhe për momentin vëmendja jonë është vetëm të Shqipëria. Ata na kanë hapur shumë probleme në dy sfidat miqësore që kemi zhvilluar ndaj tyre. Duhet të tregohemi të vëmendshëm sepse shqiptarët janë shumë të rrezikshëm sidomos kur bëhet fjalë për goditjet standarte. Për ne mbi të gjitha është ndeshja ndaj Shqipërisë, pastaj do të mendojmë për Zvicrën. Për tu renditur të parët në grup duhet të fitojmë të Mërkurën në Marseille”.

Ndërsa, Moussa Sissoko u shpreh se Franca ka mësuar nga gabimet e së kaluarës në ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe këtë herë do të përpiqet, të mos ketë të njëjtin fat kur të përballet me kuqezinjtë e Gianni De Biasit.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga