Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta njihet si tifoz i zjarrtë i Celtic, aqsa numri një i vendit e ka ndjekur ekipin skocez edhe në stadium. Dje, ekipi i drejtuar nga Neil Lennon ka fituar me vuajtje, teksa një gol në minutat e fundit i jep tri pikët e radhës duke e ngjitur në krye të klasifikimit.
Kjo ka mjaftuar që Presidenti ynë të lëshojë një "cicërimë" duke uruar bardhjeshilët. "Urime Celtic për fitoren e çmuar falë një goli në minutat e fundit që rikthyen epërsinë në klasifikim. Tani është momenti të ecim të vetëm drejt titullit. Urime fansave për mbështetjen e mrekullueshme si gjithmonë. Hail Hail !", shkruan Meta në postimin e tij.

Poll