
Vitet e fundit, në Kampionatin Shqiptar është rritur ndjeshëm niveli i lojës, por edhe të huajt në skuadra.
Futbollistët e huaj që vendosin të vijnë në Shqipëri, përballen me situata të pakëndshme dhe njëkohësisht të çuditshme, të cilat ata as që i kanë menduar më herët. Ndërsa, për shqiptarët çdo gjë e çuditshme mund të duket krejt normale.
Kështu ka ndodhur së fundmi edhe me skuadrën kampione të Superligës, Kukësi.
Këtë verë të verilindorët është afruar sulmuesi Raul Aliyev. Por, mesa duke ai është duke hasur një sërë vështirësish ku si fillim nuk po stabilizohet në formacionin e serbit Milinkoviç, e ndërkohë është duke u përballur me çudirat e vendit tonë.
Ajo çfarë e ka çuditur më së shumti Aliyev është lavanderia jofunksionale. Sulmuesit i duhet të lajë vetë rrobat, gjë që atij nuk i është dukur aspak normale.