Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Video emocionuese, Thomas Muller përmbledh gjithë kujtimet me Bayern Munchen

Shkruar nga NEWSPORT
Video emocionuese, Thomas Muller përmbledh gjithë kujtimet me Bayern
Thomas Muller

Thomas Muller është duke zhvilluar ndeshjen e fundit në “Allianz Arena” me fanellën e Bayernit. Takimi me Monchengladbach do të mbete mend gjatë në karrierën e lavdishme të 35-vjeçarit, i cili pas këtij sezoni do të nis një aventurë të re.

Përpara këtij ballafqimi, Thomas ka ndarë në video në rrjete e tij sociale, ku janë të përmbledhura të gjitha momentet, nga debutimi, e deri te sukseset më të rëndësishme me fanellën e gjigandëve nga Mynihu. Ja mesazhi i tij, krahas videos:

“Koha për të thënë lamtumirë.. Unë me të vërtetë po pres me padurim ndeshjen time të fundit në shtëpi në Allianz Arena dhe trofeun e kampionatit!!!

Sot do të mbush 750. Përfundimi i lojës për Bayern Munchen tim dhe padyshim duke shijuar çdo sekondë në stadium. 25 vite me klubin tim të zemrës. E pabesueshme. FALEMINDERIT PËR GJITHÇKA!”

Vlen të theksohet se Thomas ka fituar çdo trofe me klubin, nga Bundesliga e deri te Champions-i, teksa do të mbetet një legjendë në Bayern Munchen dhe do kujtohen sukseset ekipore te lojtarit me numër “25”.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga