
Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo e Kosovës duket se kanë tensionuar marrëdhëniet përsa iu përket zgjedhjeve të futbollistëve për të përfaqësuar ekipin e ri në të ardhmen. Këtë e ka zbuluar vet presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili është shprehur se FSHF-ja nuk e lëshon Amir Rrahmanin.
"Po shpresojmë që FSHF do ta lëshojë dokumentin e të gjitha ndeshjeve zyrtare të Amir Rrahmanit të luajtur me Shqipërinë, gjë që nuk e ka bërë ende. Ne nuk kemi kërkuar, por ka kërkuar lojtari. Këtë dokument e kërkon FIFA, për t’ia mundësuar më pas lojtarit të luajë me ne", u shpreh Vokrri për mediat kosovare.
Poll