Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit të së martës ka mobilizuar të gjithë njerëzit anë e mbanë botës për të ndihmuar sadopak ata që janë dëmtuar më shumë. Nuk kanë munguar as klubet e futbollit që veç ndihmës në Shqipëri, janë solidarizuar dhe në Greqi. Së fundmi është skuadra greke e PAOK-ut që është organizuar për t’i ardhur në ndihmë të dëmtuarve në vendint onë.
Klubi grek bën me dije që pas tërmetit të madh që në Shqipëri, shumë skuadra janë aktivizuar për t’i mbështetur me materiale të ndryshme. Përmes një postimi në kanalin zyrtar shkruhej: “Skuadra e PAOK-ut të Selanikut kërkon nga të gjithë tifozët që të mbledhin rroba, këpucë, ilaçe, batanije si dhe çdo lloj ushqimi që t’ia çojmë njerëzve që kanë nevojë në Shqipëri”.