Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shpëtim Duro ndryshon formacionin për TIRANËN, e pëson Valon ET'HEMI

Shkruar nga NEWSPORT
Shpëtim Duro ndryshon formacionin për TIRANËN, e pëson Valon

Kukësi do të luajë të shtunën në transfertë kundër Tiranës në kuadër të javës së 14-të të Superiores. Prej ditësh, ekipi verilindor ka nisur punën duke u përgatitur maksimalisht për sfidën ndaj bardhebluve. Trajneri Shpëtim Duro i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, veç Kitanovskit që s'është kthyer në Shqipëri. Tekniku kryeqytetas ka zgjedhur të bëjë një ndryshim për këtë sfidë.

Ndryshe nga ndeshja e fundit kundër Bylisit, si titullar do ta nisë Enis Gavazaj dhe jo Valon Ethemi. Cilësitë e kosovarit në krah kanë bindur Duron që të ndryshojë formacionin. Kujtojmë që ndeshja Tirana - Kukësi është programuar të zhvillohet të shtunën në orën 16:30, në stadiumin "Selman Stërmasi", në kryeqytet. /Newsport.al/

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Musta, Limaj, Musolli, Rroca, Abazaj, Gavazaj, Shkurtaj

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga