Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shpëtim DURO kënaqet me paraqitjen ndaj Lushnjes, "shkëlqen" afrimi i dimrit dhe rigjen "fantazistin" e klubit

Shkruar nga NEWSPORT
Shpëtim DURO kënaqet me paraqitjen ndaj Lushnjes,

Kukësi ka arritur të marrë një fitore të pastër në Kupë ndaj Lushnjes 3-0. Shpëtim Duro bëri rotacion në formacion për sfidën e djeshme dhe megjithatë rezultati dhe fitorja nuk u disktuan për asnjë moment. Verilindorët dominuan ndeshjen dhe futbollistët e aktivizuar kënaqën teknikun e tyre me paraqitjet e bëra.

Afrimi i merkatos së dimrit, Gudberg Cooper ishte një nga futbollistët që shkëlqeu në ndeshjen e djeshme. Sulmuesi ganez arriti të shënonte dy gola në debutimin e tij duke e nisur me këmbën e duhur aventurën me Kukësin. Nga ana tjetër Eduard Rroca kishte vëmendjen e veçantë të teknikut Duro, pasi mesfushori vjen nga një dëmtim i rëndë. Fantazisti i Kukësit bëri një paraqitje të mirë gjithashtu, duke gjetur dhe rrjetën në minutën e 46 të takimit.

Tashmë ekipi i Kukësit do të përballet në fundjavë në ndeshjen e vështirë ndaj Bylisit. Verilindorët mbeten të favorizuar, pasi ballshiotët nuk patën luksin të bënin një rotacion në Kupë ndaj Laçit, ndërsa Kukësi pritet të jetë më i freskët.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga