Qatip Osmani nuk është më trajner i Shkëndijës. Titulli kampion është objektivi kryesorë për tetovarët por që nuk u arrit me sukses teksa Struga e Shpëtim Duros ngriti lart trofeun për herë të parë në historinë e tyre.
Shkëndija dhe Qatip Osmani ndajnë rrugët. Ndeshja e fundit e sezonit 2022/2023 përballë Rabotniçkit ishte e fundit për trajnerin Osmani në pankinën kuqezi. Tekniku ka dhënë dorëheqjen e tij, e cila është pranuar nga ana e klubit.
KF Shkëndija falenderon Qatip Osmanin për angazhimin e tij në klub, duke i uruar shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.
Poll