Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shpërthen Lorenc Jemini: U bëra shembull pasi më larguan për të nënshtruar të rinjtë, kam pasur "urdhra" nga lart

Shkruar nga NEWSPORT
Shpërthen Lorenc Jemini: U bëra shembull pasi më larguan për

Lorenc Jemini tashmë e ka marrë vendimin e tij, pasi ka hequr dorë nga arbitrimi pas pezullimit, i cili sipas Jeminit është bërë pa asnjë shpjegim dhënë ndaj tij.

Disa ditë më parë, Kreu i Komisionit të caktimit të arbitrave, Petrit Brahja, deklaroi se, Jemini nuk kishte shkuar në asnjë moment në zyrën e tij për ti kërkuar shpjegim lidhur me situatën e krijuar.

Nga ana tjetër, Loren Jemini pas marrjes së vendimit për lënin e këtij profesioni, ka vazhduar serish të kërkojë shpjegim për situatën e krijuar, duke hedhur akuza ndaj drejtuesve. Në një intervistë për "Panorama Sport", ai i ka thënë të gjitha.

"Ndoshta u bëra shembull për të nënshtruar të tjerët, nuk flaket kështu një gjyqtar me stemën e FIFA-s". Çfarë do do bëjnë ata që janë në hapat e para?" Ai ka zbuluar dhe arsyen se pse ka vendosur të mos arbitrojë më. "Mu sos durimi duke pritur. Nuk kam as moshë, as motiv dhe as karakter për të pritur kaq gjatë. Më pezulluan pa shkak. Pyeta vazhdimisht, por nuk më dhanë një përgjigje si burrat, më thanë thjesht je i pezulluar, do të të themi ne kur të kthehesh".

Jemini mendon se gjithçka është vendosur pas takimit që ai ka gjykuar mes Partizanit dhe Luftëtarit, pasi nëse do kishte ndodhur diçka më herët edhe vendimi do kishte qenë i tillë.

"Vazhdoj të jem i paqartë, nëse ka qenë për ndeshjen Partizani-Luftëtari, nuk ka logjikë. Një ndeshje pa histori dhe nuk kam bërë gabime. Nëse kam gabuar në të kaluarën, pezullimi do të kishte ardhur që atëherë. Mendoj se jam pezulluar për shkak se mund të kem bërë edhe xhelozë brenda radhëve të arbitrimit. Ata vendosën të bëjnë shembul një arbitër të rëndësishëm dhe me peshë. Ndoshta u bëra shembull për të nënshtruar të tjerët", ka thënë ndër të tjera Emini.

I pytur nëse ka marrë urdhra gjatë kohës që ka gjykuar, ai është shprehur shkurtimisht: "Po, ka ndodhur. Por nuk është fjala "urdhër" termi i duhur. Më shumë kanë qenë orientime", është shprehur Lorenc Jemini.

Poll

Lexo gjithashtu