Pas humbjes kundër Partizanit, trajneri i Skënderbeut deklaroi për Supersport se ai është i aftë për të drejtuar skuadrën dhe ta çojë sa më lart atë, ndërsa ia hedh fajin e rezultateve negative, sulmit dhe mesfushës.
Agostineli pranoi se nuk ka folur më parë kundër ekipit gjatë kampionatit, por sot u shpreh i hapur se ekipi që mori në verë nuk doli siç e priste.
“Ndeshjen e kishim në kontroll, por bëmë një gabim të madh te goli i parë i shënuar nga Ekuban.
Më pas e nisëm pjesën e dytë me traversë dhe më pas gabuam sërish në një pasim në mesfushë, duke i dhënë prapë mundësi Ekubanit për të shënuar.
Duhet të kuptojmë ku kemi gabuar. Skuadra duhet të përforcohet me çdo kusht. Skënderbeu nuk është ai i sezonit të shkuar.
Nëse klubi mendon se fajin e ka trajneri, duhet të largohem unë. Nëse problemi janë lojtarët, duhet të përforcohemi në merkaton e dimrit.
Unë jam i aftë për ta drejtuar dhe për ta ngritur sërish Skënderbeun.
Përforcime na duhen në sulm dhe në mesfushë.
Unë kur e mora skuadrën në verë, m’u duk një skuadër e mirë dhe e aftë për të konkurruar në kampionat. Por, ditë pas dite filloi të binte. Unë nuk kam folur më shumë gjatë kampionatit, sepse ishim në garë, por dua ta them se cilësia në sulm mungon te Skënderbeu”, përfundoi trajenri i Skënderbeut, Andrea Agostineli në Supersport.