Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i Champions League, ku skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale mësuan edhe kundërshtarët e tyre në këtë fazë.
Milan, Inter, Napoli, Real Madrid, Bayern Munich, Manchester City, Chelsea dhe Benfica janë skuadrat që siguruan kualifikuar në këtë kompeticion, teksa tashmë goglat u treguan të pamëshirshme. Në këtë fazë do të shijojmë një derbi italian, ku Milan dhe Napoli do të bëjnë mes tyre llogaritë për në gjysmëfinalen e Champions.
Përballje e fortë e cila konsiderohet si "finale" e parakohshme është edhe dueli mes Manchester Cityt dhe Bayern Munich. Me fat mund të konsiderohet vetëm Real Madrid që "peshkoi" Chelsea, ndërsa Interi u vu përball Benficas.
Por e veçanta është se në gjysmëfinale mund të kemi sërish përplasje mes ekipeve italiane. Fituesi i Milan-Napoli në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Inter-Benfica. Kurse fituesi i ndeshjes Real Madrid-Chelsea në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Manchester City-Bayern Munich.
Çiftet e çerekfinaleve janë:
Real Madrid – Chelsea
Inter - Benfica
Manchester City - Bayern Munich
Milan - Napoli
Çiftet në gjysmëfinale janë:
Milan-Napoli/ Inter-Benfica
Real Madrid-Chelsea/ Manchester City-Bayern Munich
Kujtojmë se ndeshjet e para xçerekfinale do të zhvillohen më më 11/12 prill dhe 18/19 prill, ndërsa gjysmëfinalet e planifikuara për 9/10 maj dhe 16/17 maj. Finalja do të luhet në Stadiumin “Olimpik Atatürk” në Stamboll të shtunën më 10 qershor 2023.