
Mbrëmjen e sotme, në "Dalga Arena", Partizani luan takimin e kthimit të UEFA Champions League ndaj Qarabag.
Një duel mjaft delikat ky për të kuqtë, që sfidojnë kampionen e Azerbajxhanit, por edhe një skuadër me mjaft përvojë në Kupat e Europës. Barazimi 0-0 i favorizon kampionët e Shqipërisë, pasi do të tentojnë që të gjejnë sa më shpejt golin, për të qënë më e qetë në minutat e mbetura.
Gjithsesi, në rast të një eliminimi nga Champions, skenar që shpresojmë të mos ndodh, Partizani do i duhet të garojë në Europa League, kompeticion që e nis nga raundi i dytë. Ndërkohë, kampionët e Shqipërisë, por dhe Qarabag ka mësuar kundërshtarin e këtij raundi në rast eliminimi.
Bëhet fjalë për Sheriff Tiraspol, që pavarësisht se fitoi 3-1, u eliminua pas rezultatit të përgjithshëm, 4-3 nga gjeorgjianët e Saburtalo Tbilisi. Në rast se kualifikohen për më tej, Partizani do ndeshet me fituesin e çiftit, Dundalk-Riga, takim që ndeshja e parë është mbyllur në barazim 0-0.