Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Short "drithërues" për SHQIPËRINË, KUQEZINJTË në një grup me ANGLINË

Shkruar nga NEWSPORT

Shqipëria U17 mësoi rivalët e kompeticionit miqësor "Mercedez Benz Agean Cup" në shortin e sotëm të hedhur në Turqi. Kuqezinjtë e drejtuar nga Elvin Beqiri u vendosën në grupin A me Turqinë, Moldavinë dhe Anglinë. Kompeticioni nis pas pesë ditësh në 14 janar, ku Shqipëria do të përballet me bashkëmoshatarët e "Tre Luanëve". Më tej ata sfidojnë në Turqinë në datën 15 dhe në 17 janar e mbyllin me Moldavinë.

Njoftimin për shortin e turneut miqësor e ka dhënë FSHF-ja në faqen e saj zyrtare.

"Shqipëria U-17 e drejtuar nga Elvin Beqiri ka njohur sot kundërshtarët dhe kalendarin e Mercedes Benz Aegean Cup, pas ndryshimeve të bëra nga Federata Turke e Futbollit e cila është edhe organizatoret e eventit. Ky kompeticion zhvillohet në Altinordu nga data 13 deri në 20 janar 2019.

Në këtë turne marrin pjesë 8 skuadra Kombëtare të ndara në dy grupe. Shqipëria U-17 bën pjesë në grupin A sëbashku me Turqinë, Anglinë dhe Moldavinë. Në grupin B bën pjesë Spanja, Rusia, Turqia B dhe Maqedonia. Ndeshjet e fazës së grupeve zhvillohen në 14, 15 dhe 17 Janar, në datë 19 do të luhet ndeshja finale dhe ajo për vendin e 3-të.

Kalendari i ndeshjeve:

14 Janar 2019 Angli-Shqipëri ora 15:00

15 Janar 2019 Turqi-Shqipëri ora 12:00

17 Janar 2019 Moldavi-Shqipëri ora 15:00

19 Janar 2019 Finalja e vendit të 3-të ora 12:00".

                                                                                                           Njoftimi zyrtar i FSHF-së

 

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga