
Manuel Neuer ka mbyllur sezonin para kohe për shkak të një dëmtimi që mori gjatë pushimeve, ndërsa bënte ski. E ndërsa gardiani gjerman është në fazën e rikuperimit, te kampionët e Bundelisgës janë marrë vendime të rëndësishme.
Drejtuesit kanë shkarkuar trajnerin e portierëve Toni Tapalovic, i cili njëkohësisht është shok i ngushtë me gardiani gjerman.
Tapolovic u pushua ‘me efekt të menjëhershëm’ të hënën me klubin duke përmendur ‘ndryshimet në mënyrën se si ne punojmë së bashku’, por një raportim nga Gjermania ka zbuluar tani tensionet midis tekniut të portierëve dhe trajnerit Julian Nagelsmann që çuan në shkarkimin e tij.
Në Gjermani raportojnë se për shkak të miqësisë që Tapolovic kishte me Neuer e çonin atë të shpërndante informacion tek lojtarë e tjerë, duke prishur kështu harmoninë në dhomat e zhveshjes.