
Trajneri I Tiranës, Emmanuel Egbo është rrëfyer gjatë për Supersport, ndërsa ka cekur një sërrë temash. Mbërritja e tij në Shqipëri, aktivizimi te Tirana dhe Bylis si dhe kontaktet e para me presidentin Halili. Nigeriani tregon se eksperienca në Ballsh ishte mjaft e mirë dhe se shkonte vetë në Afrikë për të parë lojtarë që më vonë ia propozonte presidentit Kapllanaj.
Egbo vijon më vonë të tregojë se trofeu kampion nuk erdhi rastësisht, ndërsa Cobbinah ka cilësi të jashtëzakonshme për një kampionat më të fortë. Elozhe edhe për Ernest Muçin, që sipas Egbo e ka pikasur talentin e tij qysh në Akademi. Një falenderim për drejtoin Laçi, që I besoi drejtimin e skuadrës paçka se vetë Egbo prej problemeve shëndetësore dhe stresit në punë e refuzoi më herët. "Nuk e di se te cili Zot besojnë të tjerët, unë besoj te Zoti I punën dhe të mos I bëjmë keq njëri-tjetrit", tregon Egbo.
"Nuk kisha dëgjuar më para për Shqipërinë kur erdha këtu. Kam dëgjuar më tepër Shqipëri-Kosovë gjatë luftës që ishte asokohe. Ma shpjeguan se ishte një vend në zhvillim e sipër. Kur erdha në këtë vend e humba edhe Kombëtaren e Nigerisë për shkak se ishte një kampionat më i dobët. Halilin e kam njohur kur kam ardhur prapë këtu në vitin 2014.
Bylisi? Në 2007 erdha me vonesë për shkak të problemeve që kisha me vizën në Egjipt. Ma ka sygjeruar një shok që të shkoja në Ballsh dhe kam ngelur i kënaqur nga ajo periudhë. Në momentin që kam qenë në Ballsh ka qenë një nga momentet më të mira si futbollist dhe si trajner. Ka pasur diku te 12 lojtarë afrikanë që kanë ardhur në Shqipëri. Shkoja vetë në Nigeri dhe i shihja futbollistët, pastaj i thoja presidentit për ato elementet më të mira.
Sa i përket lojtarëve afrikanë që kanë ardhur te Tirana, secili prej tyre ka treguar vlerat e veta. Pra Cobbinah, Ngoo, Sidibe dhe futbollistët e tjerë. E kam drejtuar Tiranën në 3 ndeshje përpara disa vitesh, kur ka ikur Magani në vitin 2015 gjithashtu. Përpara se të vinte Mema gjithashtu në ekip ma kanë propozuar, por nuk e kam marrë. Jam tip që nuk kam frikë asnjëherë në jetën time. Thjesht doja që ta merrja në kohën e duhur dhe ta dërgoja deri në fund.
Unë falënderoj njëherë Arbi Laçin që ka pasur besim te mua gjatë gjithë kohës. Kur unë nuk pranoja, ai më thoshte që drejtoje për të paktën 3 ndeshje. Kisha edhe probleme shëndetsore, stres në punë dhe që do të ndikonin në ekip. Nuk e kam pranuar propozimin e parë dhe pastaj erdhi ai nënshkrimi im.
Derbi me Partizanin? Na u tha nga presidenti që ky ishte treni i fundit që do të na shpëtonte sezonin, se do të na faleshin të gjitha gabimet. Ndërkohë unë i thashë djemëve që kjo është shtëpia jonë dhe këtu duhet të fitojmë.
Aktivizimi i pakët i Muçit është njësoj si puna ime, që vjen në kohën dhe vendin e duhur. Shiheni, sa herë që e kemi aktivizuar, atëherë ka shënuar. Penalltitë ia besojmë pasi që te moshat ka ditur që t'i gjuajtë saktë dhe është shumë inteligjent. Herë pas here shoh Cobbinah dhe them: "Çfarë do ky lloj lojtari në Shqipëri?". Prandaj kërkojë që ai të shpalosë sa më tepër nga aftësitë e tij. Unë te Tirana kërkoj të punojë vetëm me ata njerëz që kam besim te plotë.
E ardhmja? Shikoni, ka gjëra që nuk i dini pasi nuk jeni brenda familjes sonë. Përderisa më është rritur rroga, atëherë e ka një propozim për vazhdimësinë së bashku. Ëndrra më e madhe e një nate vere për mua është Tirana në grupet e Champions League. Nuk e ka bërë askush nga ekipet shqiptare", thotë Egbo mes të tjerash.