Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shkodrani që po mahnit Gjermaninë, kampioni botës Christian Demaj: Ju tregoj realitetin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Shkodrani që po mahnit Gjermaninë, kampioni botës Christian

Boksieri shkodran Christian Demaj, ka nisur aventurën e tij në Gjermani. Demaj në 3 dneshje të zhvilluara në boksin profesionist ka arritur të shpallet kampion bote për kategorinë UBO. Robert Grguric, ka qenë rivali i tij që i mundësoi dhe titullin e madh.

Takimi i zhvilluar ne Gjermani ka qenë shumë i fortë dhe i luftuar nga të dy sportistët dhe përgjatë të 10 raundeve të tij është shoqëruar nga një rivalitet shumë i madh, megjithatë Demaj ia ka dalë me sukses në fund. Në një rrëfim të tij për “Shkodra Sport” ka treguar synimet e tij dhe arsyen e largimit nga Shqipëria.

Deklarata:

"Unë jam larguar në Gjermani dhe tashmë jetën do ta vijoj ktej. Boksi do të jetë prezent në jetën time. Këtu jam duke u stërvitur me ish kampionin e botës, Firat Arslan dhe kemi bërë një plan për vitin 2023, që besoj do të kemi shumë gjëra të reja.

Jam i ri dhe do të qëndroj akoma në ring. Arslan është 52 dhe do të zhvillojë ndeshjen e tij të ardhshme nga muaji maj ose prill, ndërsa unë në moshën 31 vjeçare nuk kam se si ta lë kur ai është në një moshë kaq të madhe. Kshu që dhe për shumë vite do të jem në ringa. (Qesh)

Ndeshja e ardhshme mbetet për t’ia lënë kohës dhe këtë nuk dua të supozoj. Në Shqipëri është një sistem i kalbur, që ka shumë dekada që është vendos. Do shumë kohë që një gjë e tillë të dalë nga kthetrat e atij sistemi. Unë kam vendos që do të jetoj këtë me familjen time dhe do të përkushtoj jetën në Gjermani.

Sporti ka problematika të shumta dhe sa herë që ne flasim në studio çdo gjë mbetet në të njëjtën situatë, pra i bie që flasim kot. Kjo është për t’u ardhur keq. Qëllimet e mia në Shqipëri i kam realizuar, pasi kam dal 13 herë kampion shqipërie.

Kam marr shumë dekorata si nga presidenti Meta dhe nga Bashkia Shkodër, nuk kanë të krahsuar me titullin “Boksieri i Shekullit” për klubin Vllaznia."

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga