
Vllaznia do të luajë nesër kundër Universitatea Craiova, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Teksa sfida e parë u mbyll me rezultatin 1-1, në përballjen e nesërme pritet luftë e madhe sportive nga të dy ekipet.
Shkodranët e kanë përgatitur mirë ndeshjen, ndërsa trajneri Mirel Josa ka vendosur piketat për formacionin që do të zbresë në fushë. Edhe pse jo përfundimisht, me gjasë do ta nisin nga minuta e parë të gjithë ata që përfunduan takimin në "Loro Boriçi".
Herald Marku dhe sulmuesi Kaina janë dy nga lojtarët që do të startojnë si titullarë pas performancës pozitive në impiantin shkodran. Ndeshja do të nisë nesër prej 19:30, ndërsa Vllaznia me shumë mundësi do të luajë me këtë formacion titullar:
Zogoviç; Gurishta - Juriç - Bulatoviç - Hakaj; Jonuzi - Boshnjaku - Marku; Hoxhaj - Kaina -Çoba