Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shkëlqimi i Ernest Muçit me Legian, Tirana ‘fërkon duart’

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëlqimi i Ernest Muçit me Legian, Tirana ‘fërkon

Ernest Muçi po kalon një formë fantastike teksa mbylli sezonin me një performancë mjaft të mirë duke konfirmuar rritjen e tij si futbollist. Djaloshi shqiptar ka një talent të jashtëzakonshëm dhe potenciali i tij është mjaft i madh. Me Legia Varshavën ka shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 10 gola e 7 asiste në të gjitha garat këtë sezon.

Performancat e mira i siguruan atij edhe ftesën nga trajneri Sylvinho në Kombëtaren shqiptare, ftesë të cilën ai e shpërbleu në mënyrën më të mirë duke shënuar në fitoren 1-3 ndaj Ishujve Faroe.

Tirana e shiti për plot 600 mijë euro në janarin e 2021-shit, por bardheblutë kanë ende mundësi të përfitojnë sërish prej talentit të shtëpisë. Muçi është ende 22-vjeç dhe nëse shitet deri në merkaton e ardhshme nga Legia, Tirana do të përfitojë para nga ‘taksa e luksit’.

Minimumi i mundshëm është 90 mijë euro por kjo shumë mund të rritet ndjeshëm në varësi të shumës që ai do të shitet. Aktualisht kartoni i tij vlen plot 2.5 milionë euro në Transfermarkt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga