Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shkëlqimi dhe rënia e "shokut" BREGU, sa shumë talent dhe sa pak fat për DEJVIN e vlonjatëve

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëlqimi dhe rënia e "shokut" BREGU, sa shumë talent

Për herë të parë u trumbetua, u lartësua emri i tij te skuadra e Luftëtarit. Në krahun e majtë të gjirokastritëve ishte një futbollist me trup mesatar që quhej Dejvi Bregu. Emër i dëgjuar në kampionatin shqiptar, por kurrsesi në nivele të tilla. Sezonet 2016  -2018 do të ishin të tijët te bluzinjtë. Ofertat në drejtim të vlonjatit vërshuan "rrëke", por drejtuesit e Luftëtarit ishin të bindur për të përfituar disa verdhushka më shumë. Më në fund erdhi momenti që Bregu të transferohej te Skënderbeu.

Skuadra e shëtitur në Europë do të promovonte fantazistin, pse jo, më pas t'i jepte shansin të bënte hapin e madh në karrierë: Transferimin në një skuadër të njohur europiane. Kjo pjesë e parë e sezonit ishte me disa ulje-ngritje për të. Megjithatë para portës, ai ishte një "killer" i vërtetë. U kritikua jashtëzakonisht shumë, por s'u dorëzua në asnjë moment. Në pjesën e dytë të edicionit, pritej "shpërthimi" i tij, por fatkeqësisht 23 vjeçari duhej të merrte një tjetër lajm të kobshëm: Ke thyer krahun, minimalisht 3 muaj larg fushave. Praktikisht sezon i mbyllur për të. Sa shumë shkëlqim kishte dhe dukej në lojën e Dejvit, por sa shpejt fati e uli "për tokë" Bregun, djalin e vlonjatëve. /Retin TOKA/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga