
Idi Batha shkëlqeu në lojë kundër Skënderbeut. Mesfushori i Partizanit zhvilloi një lojë të mirë për gjatë gjithë 90 minutave duke qenë rrezik konstant për kundërshtarin. Batha njihet si një ndër lojtarët që ka një lidhje të ngushtë me tifozët. Për këtë ai ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, ku falënderon Guerrilsat: "E mbyllëm këtë vit me 1 fitore të rëndësishme. Faleminderit të gjithëve! Faleminderit Guerrils!".
Kujtojmë që Partizani fitoi me rezultatin 2-1 në stadiumin "Skënderbeu" të Korçës.
[gallery columns="1" size="full" ids="67544"]
Poll