
Interi do të përballet me Monzën në mbrëmje duke nisur që nga ora 20:45. Një sfidë që është e vlefshme për javën e 30-të të Serie A.
Për këtë takim janë bërë të ditur edhe formacionet zyrtare me të cilat dy ekipet do të zbresin në fushën e lojës. Kristjan Asllani do të startojë nga minuta e parë në këtë përballje, teksa Simone Inzaghi i beson “regjinë” e ziklatërve. Kjo vjen pas paraqitjeve fantastike që mesfushori shqiptar bëri ndaj Salernitanas një javë më parë.
Formacionet zyrtare:
Inter: Onana; Darmian, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Gosens; Correa, Lukaku
Monza: Di Gregorio; Izzo, Pablo Mari, Caldirola; Ciurria, Pessina, Rovella, Carlos Augusto; Colpani, Sensi; Mota