Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shkelma dhe përplasje verbale, miqësorja në Gjirokastër zgjat vetëm 24 minuta

Shkruar nga NEWSPORT
Shkelma dhe përplasje verbale, miqësorja në Gjirokastër

Edhe Luftëtari, ashtu si gjithë skuadrat e tjera zbriti në fushë ditën e djeshme për të testuar lojtarët para fillimit të Superiores. Ekipi i drejtuar nga Neritan Novi ishte në provën gjenerale, ndërsa u përball me ekipin e Kategorisë së Dytë, Këlcyrën.

Ndërsa pritej një sfidë miqësore mes lojtarëve, këta të fundit bënë një lojë të ashpër, aq sa ndërhyrjet brutale detyruan stafin teknik ta ndërpriste takimin. Përplasja mes tyre ishte prezente.

Trajneri i Luftëtarit Neritan Novi dhe ai i Këlcyrës, Robert Spahiu, ndërhynë duke e mbyllur ndeshjen në minutën e 24-të. Rezultati i saj vijonte të ishte me rrjeta të paprekura, ndërsa duhet theksuar se nuk i kishte aspak hije një takimi miqësor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga