
Të gjithë lojtarët e skuadrave të Superligës së Kosovës po stërviten nga shtëpia. Një model i ri dhe interesant vjen nga Flamurtari i Prishtinës teksa stafi Teknik ka urdhëruar të gjithë lojtarët të instalojnë një aplikacion në telefonat e tyre. Bëhet fjalë për “Adidas Running App”, i cili monitoron dhe ndjek online stërvitjen e lojtarëve.
Për herë të parë kjo po përdoret nga një ekip i futbollit në Kosovë dhe sipas trajnerit Sashe Veljanovski do të japë rezultat. Ai ka hartuar edhe planin se si lojtarët duhet të stërviten deri në një vendim të dytë që mund të merret. Një ide e bukur kjo edhe për skuadrat tona të Superligës, të cilët mund ta përdorin me lojtarët e tyre që po stërviten në kushte shtëpie duke qenë se janë të izoluar prej virusit “Covid 19”.