
Dy ditë më parë Laçi shkarkoi trajnerin Gentjan Mezani për rezultate të dobëta. Dje kurbinasit janë drejtuar në stërvitje nga ish-trajneri Stavri Nica. Ai ka qenë pjesë e Laçit më parë duke arritur fitimin e Kupës së Shqipërisë në vitin 2013.
Të dielën kurbinasit do të luajnë përballë Teutës në “Niko Dovana” dhe në stol do të jetë Nica. Nuk dihet nëse ai do ta drejtojë ekipin deri në fund të sezonit kur mbeten edhe 10 ndeshje të luajtura. Por nëse skuadra merr një rezultat pozitiv në Durrës gjasat janë që Stavri Nica do ta përfundojë sezonin me Laçin.
Poll