
Gabriel Barbosa është kthyer në çështje te skuadra e Kukësit. Sulmuesi brazilian nuk ishte në stol ën duelin që verilindorët zhvilluan ndaj Vllaznisë në “Kukës Arena”. Marrëdhëni e 23-vjeçarit me klubin është prishur dhe shkak për këtë sipas shtypit të shkruar është bërë penalltia e shkaktuar në humbjen me Tiranën.
Menjëherë pas sfidës me bardheblutë Barbosa nuk është stërvitur më me Kukësin , pasi drejtuesit kanë vendosur ta “ndëshkojnë” dhe ta dërgojë të ekipi U-21, duke e konsideruar si fajtor për disfatën ndaj kampionëve, pasi në atë takim shkaktoi edhe penalltinë që i shkaktoi humbjen skuadrës.
Palët kanë biseduar ems tyre edhe për prishjen e kontratës me konsensus, pasi tashmë Barbosa shihet si një alternativë e Rashitit në sulm, por përsëri nuk kanë gjetur një marrëveshje. Gjithsesi në këto kusgte largimi i 23-vjeçari nga Kukësi është çështje kohe.