
Anglia do të luajë në shtëpi, sfidën e 5-të të Eliminatoreve për Botërorin "Rusi 2018" kundër Lituanisë, takim që do të zhvillohet në "Wembley Stadium" në orën 18:00.
'Tre luanët' kryesojnë Grupin F me 10 pikë, ndërsa Lituania është në vendin e 4-të me 5 pikë.
Kapiteni i Anglisë sot do të jetë portieri Hart, pasi Rooney dhe Cahill mungojnë. Çështja e shiritit të kapitenit është tema më e diskutuar e momentit, pasi trajneri i Anglisë ende nuk ka një kapiten fiks për skuadrën e tij.
Formacionet zyrtare:
Angli: Hart, Walker, Keane, Stones, Bertrand, Dier, Dele, Oxlade-Chamberlain, Lallana, Sterling, Defoe.
Lituani: Setkus, Vaitkunas, Kijanskas, Klimavicius, Slavickas, Kuklys, Zulpa, Novikovas, Slivka, Cernych, Valskis.